Ja e vërteta “e dënimit” të avokatit të njohur Idajet Beqiri në kohën e diktaturës, rrëfehet për herë të parë…

Data

Një proces gjyqësor i harruar prej dekadash, i zhvilluar nën hijen e diktaturës, vjen në dritë përmes rrëfimit të një prej gjyqtarëve të asaj kohe, Bardhyl Bejos. Si pjesë e trupës gjykuese që shqyrtoi çështjen e avokatit të njohur Idajet Beqiri, zoti Bejo ka treguara në rrjetet sociale, teksa zbardh prapaskenat e një vendimi që përfaqësonte më shumë se një akt juridik, që ishte një pasqyrë e presioneve dhe absurditeteve të sistemit monist. Përballë dilemave morale dhe presioneve të kohës, ky rrëfim sjell të vërtetën e asaj që ndodhi në atë sallë gjyqi, duke nxjerrë në pah edhe njëherë sfidat e së kaluarës dhe trashëgiminë që ajo lë pas. Po ashtu, përmes këtij rrëfimi, jo vetëm që ndriçohen të vërtetat e asaj periudhe, por gjithashtu ofrohet një shuplakë e fortë ndaj atyre individëve dhe mediave që sot përpiqen të njollosin figurën e avokatit të njohur, Idajet Beqirit. Ky shkrim përfaqëson një përpjekje për të mbrojtur të vërtetën dhe integritetin e një personaliteti që ka sfiduar kohën dhe rrethanat.

Reagimi i zotit Bardhyl Bejo në “Facebook”

Falsifikimi dhe koincidencat e gjyqësorit

Pjesëz “flash” nga “rrugëtimi im nëpër vite”. Këto ditë kam lexuar diçka që më ka tërhequr fort vëmendjen. Nga një politikan i opozitës është sulmuar një avokat dhe figurë publike njëkohësisht, ku përveç të tjerash e akuzojnë si “falsifikator”. E veçanta e kësaj është se politikani, akuzën e shoqëron me një vendim gjykate të marrë kundër këtij zotni qysh në muajin korrik të vitit 1987. Por edhe më e veçantë se kjo, është fakti që për koincidencë, për këtë “falsifikim”, në këtë vit të largët e në këtë proces gjyqësor jam edhe unë një prej autorëve, apo më mirë një prej ndihmës gjymëtarëve të këtij procesi. Duke qenë kështu, sidomos për moshën time, nuk do t’ia falja vehtes kurrë që të mos prononcohesha mbi këtë fakt, e veçanërisht të vërtetën, të vërtetën time se ç’ishte kjo ngjarje dhe si rrodhën punët. Tani, kur e ripash vendimin, mu kujtua edhe koha edhe emrat edhe formulimi juridik i vendimit për këtë çështje.

Por unë, kam kohë që këtë ngjarje, e kam hedhur në letrat e reflektimeve të mija personale, të cilat edhe për pak kohë i mbaroj dhe mund t’i botoj nëse shokë të mij të ngushtë do të ma konfirmojnë se nuk po bëj ndonjë budallallëk. Ndaj pjesën që lidhet me ngjarjen në fjalë po e shkëpus “motamo” siç e kam shkruar afro tre muaj më parë. Si është e mundur kjo koincidencë? Pjesa është pak e gjatë. Vetë ngjarja nuk tërheq ndonjë kuriozitet, por atë e kam hedhur në letër, thjesht për disa lloj dukurish sociale që lidhen me ngjarjen dhe me kohën kur ka ndodhur ajo, dukuri krejt negative, të cilat sido që unë t’i shpreh edhe pse nga pozitat e një nëpunësi (jo të rëndomtë në fakt) bien padiskutim edhe mbi kurrizin tim, si pjesë e atij sistemi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related