Kalaja: SHBA po i kërkon Ramës të tërhiqet nga projekti i Portit të Durrësit

Data

Avokatja Adriana Kalaja ka ngritur shqetësime për projektin e Portit të Durrësit, duke deklaruar se reagimi i fundit i Shteteve të Bashkuara ndaj këtij projekti nuk është vetëm një këshillë diplomatike, por një sinjal i fortë për rishikimin e tij.

Në një intervistë televizive, Kalaja u shpreh se përdorimi i termit “must” nga pala amerikane tregon një kërkesë të qartë që projekti të mos vazhdojë në formën aktuale.

Sipas saj, një nga kompanitë që duhet të investonte 80 milionë euro në projekt nuk i ka kryer ende këto pagesa, ndërsa kapitali themeltar i saj rezulton të jetë shumë i ulët.

Kalaja deklaroi gjithashtu se projekti fillimisht ishte parashikuar të realizohej nga kompania Emaar, por më pas është transferuar te kompani të tjera, si Simphony dhe më pas North, gjë që sipas saj ka krijuar paqartësi dhe dyshime mbi strukturën e investimit.

Ajo shtoi se për projektin janë vënë në dispozicion rreth 816 mijë metra katrorë truall, ndërsa paralajmëroi se situata mund të ketë pasoja financiare dhe gjeopolitike për vendin.

Sipas Kalajës, punimet në projektet e Portit të Durrësit dhe Porto Romanos janë pezulluar në praktikë prej më shumë se tre muajsh, ndërsa janë ngritur grupe ekspertësh për të analizuar situatën.

Projekti i transformimit të portit të Durrësit është një nga investimet më të mëdha të planifikuara në Shqipëri dhe ka qenë shpesh objekt debatesh politike dhe ekonomike mbi ndikimin e tij në ekonominë dhe infrastrukturën strategjike të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related