“Refuzoi të zbatonte…”, gazetari ia ‘plas në fytyrë’ Argita Malltezit: Gabimet e Berishës po i vuan opozita sot

Data

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për rastin e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani, për të cilin ka ngritur akuzë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe 3 personave të tjerë.

Gazetari Andi Tela, i ftuar në një studio televizive përballë Argita Malltezit, u shpreh se Berisha bëri gabim që refuzoi të zbatonte në vendimin e gjykatës.

Këtë refuzim, sipas tij, tanimë po e çuan opozita sot.

“Pavarësisht se ne kemi tërhequr vëmendjen se vendimi ndaj Berishës ishte i padrejtë dhe nuk duhet te merrej, z.Berisha refuzoj të zbatonte një vendim gjykate dhe ndoshta kosto të këtij vendimi vuan edhe opozita sot. Pra, me faktin që lideri i saj ndodhet ne dritare dhe nuk ka mundësi që të ushtrojë detyrën e tij, hapur.

Ky është refuzimi i këtij vendimi gjykate është i padrejtë dhe ju kishit të gjitha mundësitë që këtë procedurë që keni ndjekur, para Apelit, në Gjykatën të Lartë, mund ta ndiqnit edhe duke pasur kryetari i opozitës, në kurriz një masë shumë më të lehtë sesa masa me të cilën po vuan aktualisht.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related