Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, në një emision televiziv u shpreh se në protestën e 29 tetorit do të ketë ashpërsim të aksionit opozitar.
Sipas tij, aksionet e deritanishme kanë qenë të buta, më të buta se kjo mazhorancë meriton sipas tij.
Këlliçi komentoi edhe atë që ndodhi në protestën e shkuar, ku u godit me molotovë selia rozë dhe iu vu zjarri banderolës së vendosur në hyrje të saj.
