Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë për Dibrën, Jeton Kaloshi, ka akuzuar qeverinë për braktisje të qytetarëve dhe mungesë të mbështetjes për zonat rurale.
Gjatë një takimi në kuadër të “Foltores” në Dibër, ai u shpreh se varfëria dhe papunësia kanë çuar në largimin masiv të banorëve, veçanërisht të rinjve, duke boshatisur qytetin dhe fshatrat përreth.
Sipas tij, mungesa e investimeve në infrastrukturë dhe mbështetjes për sektorë si bujqësia, blegtoria dhe frutikultura ka përkeqësuar ndjeshëm kushtet e jetesës.
Kaloshi theksoi se shumë zona janë lënë pas dore, me shkolla të mbyllura, shtëpi të braktisura dhe toka bujqësore të papunuara.
Ai kritikoi edhe premtimet e fundit të qeverisë, duke i cilësuar si të pambajtura dhe pa efekt konkret për fermerët.
Në përfundim, Kaloshi u shpreh se vendi ka nevojë për ndryshim politik dhe për një qeveri që, sipas tij, të jetë më pranë qytetarëve dhe të ofrojë zgjidhje reale për problemet ekonomike dhe sociale.
