“Jep dorëheqjen!” Demokratët marshojnë në protestë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel

Data

Një grup mbështetësish të Partisë Demokratike ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një marsh proteste në zonën e Surrelit, në periferi të Tiranës, pranë banesës private të kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, duke e akuzuar për abuzime, korrupsion dhe kapje të institucioneve.

Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe brohorisnin “Jep dorëheqjen”, duke shprehur pakënaqësinë ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend.

Mes protestuesve ishin të pranishëm edhe deputetët e Partisë Demokratike Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Besart Xhaferri, të cilët u rreshtuan krah qytetarëve në marshimin simbolik drejt zonës ku ndodhet rezidenca e kryeministrit.

Protesta vjen në një moment tensioni të lartë politik, ndërsa qeveria përballet me akuza dhe hetime të shumta. Në qendër të kritikave janë hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën është kërkuar autorizim për arrestim, si dhe skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ku sipas opozitës është zbuluar një rrjet me elementë kriminalë dhe abuzime financiare.

Organizatorët e protestës paralajmëruan se aksionet opozitare do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se presioni qytetar është i domosdoshëm për të kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga qeveria aktuale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related