Je spekulant, kam kaluar gjëra më të komplikuara në jetë”/ Plas sherri në studio, Grida Duma “shpërthen” ashpër ndaj deputetit socialist, ndërpret emisionin dhe…

Data

Plarent Ndreca ishte mbrëmë i ftuar në panelin e emisionit “Top Story nga Grida Duma” ku po fliste për protestat e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës.

Moderatorja e njohur i evidentoi disa herë se po gabonte në mënyrën se si po shprehej duke i cilësuar si “spekulim” atë që thoshte ai.

Deputeti i Partisë Socialiste deklaroi se nuk ishte institucionale dhe nuk duheshin të tilla protesta para Bashkisë. Edhe pse Duma u mundua disa herë ta bindte se qasja e tij ishte e gabuar, Ndreca nguli “këmbë” aq sa Grida u detyrua të kalonte në hapësirë publicitare.

Më poshtë mund të gjeni debatin e plotë mes moderatores dhe deputetes:

Ndreca: Tani do të bësh debat me mua apo…

Duma: Patjetër që do të bëj debat dhe me ty se ti do ta çosh në hulli përsëri. Ti merr kohën të gjithën se futesh në hulli.

Ndreca: Po ti pse me marr kohën mua?

Duma: Se nuk të shkoj në hullinë që mendon pra.

Ndreca: Po se mendon ti kështu. Po a mund ta mbaroj?

Duma: Të lutem qëndro. Do të tregosh procedurën e bashkisë sa i përket protestës?

Ndreca: Nuk më le ta mbaroj!

Duma: Sepse spekulimi…

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related