Japonia është goditur sot nga një seri tërmetesh, ku lëkundja më e fortë ka arritur magnitudën 5.1 ballë. Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e këtij tërmeti ishte në ishullin Honshu, në një thellësi rreth 7 kilometra, ndërsa u ndje në disa zona përreth.
Pas lëkundjes kryesore, në të njëjtën zonë janë regjistruar edhe tërmete të tjera me magnitudë 4.7 dhe 4.3 ballë, duke rritur shqetësimin e banorëve, por pa shkaktuar panik të madh.
Një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 ballë u regjistrua gjithashtu në veri të ishullit Hokkaido, në det të hapur. Autoritetet konfirmuan se nuk ka pasur rrezik për cunami.
Deri në këto momente nuk raportohen viktima apo dëme materiale. Institucionet japoneze vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për shkak të mundësisë së pasgoditjeve.
