Gazetari Artan Hoxha flet me shifra, zbulon sa paguhet një agjent i BKH në raport me Drejtorin e Policisë

Data

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar vizitën në Tiranë e Ndihmës Sekretarit amerikan Todd Robinson.

Është një vizitë e rëndësishme e cila nuk është se ndodh shpesh në këtë nivel, thekson Hoxha, duke shtuar se, “nga pala amerikane po i jepet rëndësi e veçantë dhe kjo tregon se ata kanë një kontakt të ngushtë me drejtuesit e institucioneve të reja të dala nga Reforma në Drejtësi.

“Amerikanët gjithmonë do ti mbështesin këto struktura pavarësisht pengesave që ata hasin dhe që do të hasin më shumë në të ardhmen. Janë strukturat më të mirë paguara, më të mbrojtura, kanë infrastrukturë ligjore dhe logjistike që iu shërben atyre” u shpreh ai.

Sipas gazetarit Hoxha, një oficer i BKH-së, pra ata që iu marrin celularët këto kohët e fundit , paguhet 3700 euro në muaj ndërsa Drejtori i Policisë së Shtetit paguhet tre herë më pak, diku 1250 euro.

“Por sado që të përmirësohet SPAK dhe BKH-ja nëse nuk përmirësohet Policia e Shteti dhe i gjithë sistemi, gjerat do të cedojnë në gjithë dinamikën e tyre. SPAK ka vetëm 20 prokurorë dhe ato çështje që nxori dje z. Dumani janë çështje që duhet të hetohen nga prokuroritë e rretheve. SPAK duhet të merret me korrupsionin të nivelit të lartë sepse këto kanë qenë të paprekshmit”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related