‘Janë skualifikuar kandidatë që plotësojnë kriteret për drejtorin e RTSH’, Zhupa: Këshilli Drejtues shpik rregulla

Data

Deputetja Ina Zhupa reagoi lidhur me procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, duke e cilësuar si “çmenduri” vendimin e Këshillit Drejtues për të përjashtuar kandidatët që përmbushin kriteret ligjore.

Ajo kritikoi faktin që Këshilli Drejtues ka shpikur rregulla që nuk ekzistojnë, duke përjashtuar tetë kandidatë të cilët, sipas saj, plotësojnë çdo kriter ligjor dhe duhet të ishin pjesë e garës.

Zhupa theksoi se në ligj nuk ka ndonjë rregull për skualifikimin e kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe se ky proces është në kundërshtim me ligjin. Ajo përmendi emrat e kandidatëve të skualifikuar, si Laureta Roshi, Kliton Rama, Floriana Paskali, Eni Vasili, Harilla Koçi, Enrik Mehmeti, Flamur Buçpapaj dhe Ermal Hoxha, duke thënë se të gjithë ata duhet të jenë në garë së bashku me dy kandidatët që kaluan raundin, Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related