Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, bllokohet qarkullimi

Data

Dy aksidente njëri pas tjetrit ndodhën mëngjesin e sotëm në autostradë Durrës -Tiranë. Aksidenti ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shënavlashit. Mësohet se pesë automjete u përfshinë në aksident, ndërsa dy persona raportohet të kenë mbetur të plagosur.

Si pasojë e aksidentit, për rreth 1 orë autostrada është bllokuar, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve. Paraprakisht deklarohet se ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar. Policia po punon për kthimin në normalitet të lëvizjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related