Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili po hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dosjen “Partizani”, sëbashku me ish-kryeministrin, ka zbuluar dje se ka padi penale ndaj prokurorëve Kraja dhe Millonai. “Lutem gjeni bashkengjitur padine penale per prokuroret Kraja dhe Millonai per disa shkelje ligjore perfshi shperdorim detyre, kryerja e veprimeve arbitrare dhe mosmarrja e masave per te nderprere gjendjen e paligjshme (kete te fundit ne bashkepunim me gjyqtaret Irena Gjoka dhe Ilirjana Olldashi).
Prokuroret e nenshtruar politikisht ndaj Edi Rames dhe Taulant Balles, kane kryer mashtrim te perseritur qofte kur ndryshimin e destinacionit te tokes te firmosur nga Edi Rama ia atribojne Berishes, (qofte kur shpallen Berishen kryetar te KRRT ne vend te Edi Rames), qofte kur bamiresine ndaj femijeve te semure e quajne korrupsion, qofte kur genjejne 10-fish me qera apartamenti, qofte kur tentuan te zhbejne fletoret zyrtare qe tregonin pronesine e tokes me deshmi te rreme te hajduteve ordinere (shqiptare apo lecjan te natyralizuar), qofte kure tentuan te zhbejne dekretin e presidentit per planin e perhapjes me deshmi te rreme apo nen presion te ushtarakeve pa tager ligjor.
Te njejtet prokurore nuk kane guxuar te nisin procedim penal as ndaj Edi Rames per shperdorim detyre me dem mbi 320,000 euro te vertetuar me vendim gjykate te formes se prere (Neni 248 KP) dhe as per refuzimin e tij te zbatoje vendim gjykate (Nenet 320 & 321 te KP), por as ndaj Taulant Balles, nje shpifesi qe u vertetua qe ka kryer kallzim te rreme para prokurorit (sipas Nenit 305 te KP).
Ligjin mesa duket e kane si llastik privat qe e hapin apo jo sipas interesit. Por le ta shkruajne “nuk fillon ndjekja penale nese keqberesit e kane emrin Edi Rama dhe Taulant Balla” dhe ta bejne edhe Kodin Penal te personalizuarsi ligjin Fusha. (Padia penale ndaj Edi Rames, Taulant Balles dhe prokuroreve per keto mesiper do depozitohet ne javen ne vijim).
Por mashtrimet dhe nenshtrimet e mesiperme nuk jane pjese e padise penale ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve. SPAK pretendoi se masat e para ndaj Berishes NUK ishin kufizim te lirive te njeriut ndaj nuk kish nevoje per leje nga Kuvendi. Drejtesia me rregji “afermendsh” u nenshtruar dhe i shkoi sipas urdhrit politik. POR nese detyrimi per paraqitje dhe ndalimi i daljes jashte vendit nuk jane kufizim lirie atehere PSE nuk respektuan ligjin per masat qe nuk kufizojne lirine? Keto masa hyjne ne fuqi vetem pas vendimit te formes se prere te gjykates, ndersa drejtesia me rregji e ekzekutuan menjehere dhe nuk priten te marre forme te prere. Kjo e ben vendimin e ekzekutimit te pavlefshem.
Ndaj duhet te zgjidhni nese masat e para ishin ANTILIGJORE, apo te PAVLEFSHME! Zevendesimi i mases se pavlefshme eshte nul. Berisha u vendos ne arrest pasi kinse kishte refuzuar vendimet e gjykatave te mases se pare qe ishte ANTILIGJORE ose E PAVLEFSHME (shih proces-verbalin e dates 18.12.2023 te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin faqe 25). Per keto arsye nga padia del se veprimet e prokurorëve z.Arben Kraja dhe znj. Enkeleda Millona, nëpërmjet ekzekutimit të një vendimi jo të formës së prerë në mënyrë arbitrare, që ka passjellë dhe ndryshimin e masës së sigurimit, kanë cënuar lirinë personale të z.Sali Berisha, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Për shkak të veprimeve arbitrare të prokurorëve z.Arben Kraja dhe znj.
