Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda PS-së, duke u ndalur te largimi i Elisa Spiropali nga posti i ministres së Jashtme.
Në një intervistë televizive, Koçi u shpreh se nëse pas këtij vendimi qëndron ndikimi i Belinda Balluku, atëherë ai do të ishte i kompromentuar dhe jo i drejtë.
Sipas tij, përplasjet e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Spiropalit mund të lidhen pikërisht me këtë zhvillim.
Koçi theksoi se roli i Spiropalit si ministre e Jashtme ka qenë i rëndësishëm, ndërsa e cilësoi situatën si një çështje të brendshme të Partisë Socialiste.
Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për përqendrimin e pushtetit brenda partisë, duke theksuar se anëtarët duhet të kenë më shumë rol në vendimmarrje.
“Kur ke pushtete të pakufizuara, engjëlli kthehet në djall”, u shpreh Koçi, duke sugjeruar nevojën për më shumë balancë dhe demokraci të brendshme në parti.
