Arrestimi i Metës, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut: Pamjet e transmetuara në TV, jo të denja për një…

Data

dhe njëkohësisht numri dy i VMRO DPMNE-së Aleksandër Nikoloski në një intervistë për Alsat M, ka komentuar arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Nikoloski tha se ka parë pamjet e arrestimit të Metës dhe se një shtet demokratik nuk vepron në atë mënyrë me një ish-president. Ai tha se pamjet janë jo të denja për një vend demokratik, posaçërisht në Europë. “Po kishim një takim, bëhet fjalë për kryetar të një subjekti politik, që bashkëpunonte dhe bashkëpunon me VMRO DPMNE-në. Bëhet fjalë për një person që ka qenë kryeministër, president, ministër i Jashtëm dhe kryetar i parlamentit të Shqipërisë.

Unë nuk mund të hyj në punët e brendshme të Shqipërisë dhe të komentoj nëse ka ndodhur diçka apo jo, ajo është punë e institucioneve të Shqipërisë dhe nuk mendoj se është e drejtë nga ana ime që të jap koment posaçërisht për punë që nuk i di, por njerëzisht mund të them diçka. Qëndroj pas kësaj që do të them, atë që pamë në opinion, në televizione, më falni por nuk i ngjan asgjëje. Një shtet demokratik nuk vepron ashtu. Nëse dikush është i dyshuar, ka mënyra që të ftohet, të bisedohet. Ato janë pamje që nuk shihen në shtetet demokratike të Europës”, deklaroi ai dje në një media.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related