Ja si janë ndarë forcat mediatike pas arratisje se Fugës në Indonezi, plas lufta mes grupit “kamikaz” të Veliajt

Data

Arratisja e papritur e Endri Fugës në Xhakarta, Indonezi, ish-“eminencës gri” të Edi Ramës dhe arkitektit të propagandës së qeverisë për më shumë se një dekadë, ka sjellë një tronditje të thellë në ekuilibrin mediatik të Rilindjes. Pas ikjes së tij dhe arrestimit të bujshëm të kryebashkiakut Erion Veliaj, po del hapur përçarja në radhët e “kazanit” mediatik të ndërtuar me kujdes prej vitesh nga Rama e Fuga. Grupi i gazetarëve që dikur funksiononin në një dirigjim të unifikuar propagandistik, tashmë është ndarë në dy kampe: ata që mbështesin Veliajn dhe po sulmojnë drejtësinë, dhe ata që heshtin apo janë në pritje të orientimit të ri nga kryeministri.

Ishte dosja e SPAK me përgjimet tronditëse ku Veliaj, nga qelia e paraburgimit në Durrës, jepte udhëzime të drejtpërdrejta për një fushatë sulmi në mediat e tij besnike ndaj prokurorëve dhe gjyqtarit të çështjes, në bashkëpunim me të vëllanë, Arbër Veliaj. Në dosje përmendeshin me emër media dhe gazetarë si: Gazeta Dita, Gazeta Tema e Mero Bazes, Shqiptarja.com dhe Report TV të Carlo Bollinos, apo Mira Kazhani (Tiranapost), të cilat, sipas përgjimeve, koordinohen për të prodhuar artikuj, intervista dhe shpërndarje të qëndrimeve pro-Veliaj dhe kundër drejtësisë. Këto media nxorën kokën dhe treguan hapur se janë strukturat që Fuga ndërtoi dhe menaxhoi që prej vitit 2013, në shërbim të propagandës së qeverisë, por që me kohë kaluan nën kontrollin e Veliajt.

Fuga dhe Veliaj, lidhja e vjetër që përmbysi balancat

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related