Afera ‘Partizani’/ Berisha dhe dhëndri në kërkim të lirisë, sot seanca në Gjykatën e Posaçme, ja çfarë pritet të ndodhë

Data

Në Gjykatën e Posaçme pritet të zhvillohet sot në orën 09:00 seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin Jamrabër Malltezi, të dy në hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. Berisha dhe dhëndri kërkojnë heqjen e masës arrest shtëpie, ndërsa çështja gjyqësore është bashkuar në një nga GJKKO.

Më 4 mars u shtunë dy seancat, njëra e Berishës dhe tjetra e Malltezit. Avokatit të këtij të fundit ju dha kohë për t’u njohur me informacionet e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme. Ndërkohë nga ana tjetër, Berisha kishte refuzuar të paraqitet në GJKKO, por në fletëthirrjen për seancën gjyqësore nuk kishte deklaruar se do të përfaqësohet nga avokatët mbrojtës, në ndryshim nga Malltezi.

Kështu dy seancat u bashkuan në një dhe kërkesa e tyre për revokim të masës arrest me burg do të shqyrtohet sot nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie, për korrupsion së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Dhëndri akuzohet se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related