Ja si Dumani dhe amerikanët i dhanë ultimatum Ramës për t’u tërhequr nga politika, mesazhet vdekjeprurëse nga raporti i SPAK dhe të pathënat e vizitës së kupolës së DASH në Tiranë

Data

Çdo politikan ka një fillim karriere dhe një fund të saj. Të gjithë e duan fundin sa më të lumtur, por janë shumë faktor që ndikojnë në përmbylljen e saj. Mbi të gjitha, përveç fatit, është puna e secilit politikan të nivelit të lartë se sa i zoti tregohet, sa shtetar është në vendimet e tij dhe sa bashkëpunues mbetet në raport me të vetët, por edhe me kundërshtarët. Asnjë lider politik që ka fatet e vendit, për momentin, nuk dëshiron të ikë para kohe, aq me tepër me fund të tmerrshëm apo të turpshëm. Deri tani ka ikur Fatos Nano, pasi Sali Berisha bëri sikur iku dhe në fund theu paktin me amerikanët që do të tërhiqej përgjithmonë nga politika. Të gjithë e dimë që në 2013 Berisha i merrte votat pasi e kishte pushtetin në dorë, por ai arriti nj marrëveshje me amerikanët dhe u premtoi se do të largohej nga pushteti. Koha tregoi se një gjë e tillë nuk ndodhi dhe fundin e Berishës po e shohim tani dhe ky kapitull i tmerrshëm për të po vjen pikërisht nga SHBA, nga drejtësia që financuan dhe mbrojtën amerikanët nga çdo kërcënim. Të njëjtin fat mund ta presë dhe Edi Ramën. Kushdo që e njeh mirë, kupton se kryeministri ka filluar rënien e lirë. Amerikanët ia kanë vënë “kryqin”. Kreu i qeverisë i ndikuar nga egoja e tij e sëmurë për të patur gjithçka në dorë personalisht ka thyer rregullin e pashkruar për të qëndruar më shumë se dy mandate në pushtet. Ai ka prishur rregullat e “lojës” dhe ka çuar vendin në këtë situatë, ku çdo ditë nga drejtësia nën patronazhin amerikan ka nga një arrestim të një zyrtari të qeverisjes “Rama”. Kjo situatë pritet të bëhet edhe më e vështirë dhe Rama i ka marrë mesazhet e qarta të SPAK dhe amerikanëve. Altin Dumani në raportin e fundit për vitin 2023 “nxiu” qeverinë Rama, duke nisur që nga rënia e denoncimeve nga shteti shqiptar për korrupsion, por edhe rrëzoi Policinë e Shtetit duke thënë se disa prej zyrtarëve të lartë janë të lidhur me krimin. Nga ana tjetër aty tregohej dhe skema se si hajdutët me kollare grabisnin tendera dhe koncesione me ndihmën e kësaj qeverie.

Sinjalet nga Blinken

Rama i mori mesazhet e qarta që nga vizita e Blinken në shkurt në Tiranë. Amerikanët të mbajnë nën survejim dhe kur vjen momenti, t’i plasin të gjitha njësoj siç vepruan me Fatos Nanon, Ilir Metën, apo edhe Sali Berishën, i cili është rast më i freskët. Sekretari i shtetit ishte shumë i qartë me mesazhet e tij. Pasi u largua nga Shqipëria, ai publikoi foton krah krerëve të drejtësisë, që nënkuptoi se SPAK-u është projekt i tyre dhe askush nga palët politike nuk e kontrollon dhe është një institucion, i cili ka për detyrë të sjellë drejtësinë e munguar në këto 33 vite në Shqipëri. “Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shkruajti Blinken përkrah fotos.  Sekreti është gjithashtu te vizita e Robinson, shefit të kundërtrafiqeve në DASH, po të shikosh takimet dhe mesazhet, kupton qartë sinjalet që janë dhënë. Fakti që Rama s’publikoi asnjë foto nga takimi tregon që amerikani kanë qenë i ashpër me të. Pra edhe pse politika shqiptare nuk e ka mbështetur një reformë rrënjësore për të arritur të korruptuarit, janë ndërkombëtarët që e kanë nxitur atë prej vitesh. Edhe tani, arrestimet “VIP”, pritet që të nisin prej tyre. Për këtë arsye, duket se ka nisur një bashkëpunim mes policisë, prokurorisë dhe ambasadave të SHB-BE, për të goditur “peshqit e mëdhenj” brenda një kohe shumë të shkurtër. Që Shqipëria të futet në BE, kërkohet një provë e madhe, e cila u theksua në mënyrë shumë të qartë nga Blinken në takimin “kokë më kokë”me Edi Ramën. Në vende si Kroacia dhe Rumania, rrugët e integrimit janë hapur duke arrestuar ministra, ish-ministra dhe madje ish-kryeministra. Duket se i njëjti shembull do të ndiqet dhe nga ne. SHBA ka hyrë fuqishëm në lojë që të zhdukë nga “qarkullimi” Berishën dhe Ramën dhe nëse ata mbahen me pazare mes tyre siç po tregohet së fundmi, do të jenë dosjet në SPAK që do i fundosin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related