Berisha zbulon datën e protestës së radhës/ Kreu i PD-së:Do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme, do ketë…

Data

Sali Berisha ka zbuluar se në datën 23 Dhjetor do të zhvillohet protesta e radhës e Partisë Demokratike. Berisha u shpreh se do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot. Kryedemokrati, në një konferencë për mediat, deklaroi se protesta duhet të ketë fuqinë e elektroshokut. Ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve kudo që janë në botë të bashkohen më 23 Dhjetor në mosbindjen civile.

Sali Berisha: Data 23 Dhjetor do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot. Modalitetet e kësaj mosbindje civile do të përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët, demokratët nga mbarë Shqipëria e kudo që ndodhen në botë duhet të bashkohen më 23 në një mosbindje civile. Duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Ramës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related