Ja prapaskenat, SPAK dhe BKH i sekuestruan kompjuterët Ilir Metës, ish-presidenti denoncon se i kanë hyrë hajdutët në zyrat e Partisë së Lirisë

Data

Publiku nuk di gjithçka që ndodh prapa skene me drejtësinë e re dhe veçanërisht, me prokurorët e SPAK dhe Gjyqtarët e GJKKO. Personat që ata po hetojnë si pjesë e krimit të organizuar dhe eksponentë nga politika e lartë e tranzicionit korruptiv, për mbi 30 vite e kanë pasur në xhep drejtësinë. Sot që rrezikojnë jo vetëm burgun, por edhe sekuestrimin e pasurisë marramendëse që kanë vënë duke grabitur shqiptarët nëpërmjet pushtetit që ata u dhanë me bujari, po tentojnë me të gjitha mënyrat për të shpëtuar veten, familjarët, bashkëpunëtorët dhe plaçkën e vjedhur këto 3 dekada, e cila shkon disa dhjetëra miliard euro. Një nga këto personazhe që po i bëhen gati letrat për burg është ish-presidenti Meta. Ditën e djeshme, dyshohet se Meta ka “shitur” si grabitje në zyrat e Partisë së Lirisë një aksion të SPAK dhe BKH, të cilët i sekuestruan kompjuterët Ilir Metës.

Skenarët e Ilir Metës

E mbani mend lajmin pak javë më parë se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër nga SPAK, kanë kontrolluar zyrën e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, në kuadër të hetimeve për aferën CEZ-DIA? Partia e Lirisë në nëntor të 20233 sqaroi se në ambientet e tyre, nuk ka ardhur asnjë oficer i BKH për të bërë kontroll në zyrën Metës. Ata thanë se nuk ka asnjë njoftim apo dijeni për një kontroll të tillë të BKH-së. Mbase Meta ata që po e hetojnë i sheh si hajdutë dhe shpesh prokurorët e SPAK kohët e fundit i ka quajtur si kamikazë të Edi Ramës. Në mesin e këtij misteri, Ilir Meta ka zgjedhur të luajë kartën e vjedhjes dhe angazhimin e prokurorisë në kërkim të një hajduti, për t’i treguar SPAK-ut se në fakt i ka zbuluar. Do të ishte jashtë profilit tradicional një hajdut që nuk vjedh sende me vlerë, por përkundrazi, merr një hard disk me vlerë të papërfillshme monetare dhe lë pas një tjetër. E gjithë historia e mistershme në kallëzimin e Metës lë vend edhe për një skenar të dytë të mundshëm, që i lidh sërish veprimet me SPAK dhe hetimet e tij ndaj Ilir Metës. Ish-presidenti e ka nuhatur këtë, dhe e ka bërë vetë ndërrimin e hard diskut për të zhdukur provat që SPAK mund t’i siguronte përmes sekuestrimit të kësaj pajisje. Një gjë është e sigurt. Dosjet e tij janë drejt fundit të hetimeve dhe shumë shpejt priten fletë-arrestet. E rrezikuar është e gjithë kupola e ish-LSI, ku zyrtarët e kësaj partie janë thirrur një nga një në Prokurorinë e Posaçme.

Çfarë thotë Ilir Meta?

Dje Meta u shpreh se  ka bërë denoncim në polici në lidhje me rastin ku theksohet se këta persona, kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një pajisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore. Meta u shpreh se nuk ka besim se autoritetet do të zgjidhin diçka duke qenë se sipas tij kontrollohen nga Rilindja. Ai tha se në vijimësi PL ka qenë shënjestër e Rilindjes, duke u përpjekur të korruptojë apo “marrë peng” persona pranë kësaj partie. Meta u shpreh se momentalisht kanë zgjedhur të ndjekin rrugën ligjore, pasi sipas tij rrugën e tjera janë të lehta. “Nuk kemi shpresë të madhe sepse janë të kontrolluar nga Rilindja. Para disa ditësh po prezantoja sekretaren e re të PL dhe kur ishim në lidhje Live, lidhja nuk ekzistonte. Një orë e kaluam duke folur kot. Ishte hera e parë që ndodhte. Pastaj u zbulua se një kabull ishte këputur me pinca. Dje u konstatua një ndërhyrje që kishte ndodhur në 6 mars, që tregon një ndërhyrje në server. PL nuk ka patur roje natën prej disa muajsh, këtë nuk e dija. PL ka qenë target gjithmonë i Rilindjes për të korruptuar apo marrë peng persona rreth meje. Duam të ndjekim rrugën ligjore. Rrugët e tjera i kemi të lehta”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related