Ja kush është njeriu i Belinda Ballukut në OSHEE që ka përfituar mln euro nga fondet publike nëpërmjet kompanive të…

Data

Partia Demokratike ka vendosur të çojë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) drejtorin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) Blendian Dalipi, të cilin e identifikojnë ndryshe si njeriun e ministres Belinda Balluku. Sipas PD, te Ministria e Infrastrukturës është përdorur sërish modeli 5D i bashkisë Tiranë, ku drejtorët u jepnin tendera publikë kompanive të tyre. Sipas denoncimeve, kompania I.D.K KONSTRUKSION në pronësi të familjarëve të Dalipit, fitonte tendera publikë nga Ministria e Infrastrukturës. Kompania e Dalipit ka marrë 30 milionë euro nga buxheti i shtetit

Si nisi

I.D.K KONSTRUKSION, është një kompani e themeluar në vitin 2004 nga shtetasi Vilfred Hebibasi i lindur në Poliçan, i cili ne vitin 2021 rezulton një punonjës i thjesht, si teknik kompjuterik në kompaninë GEOPOWER. Në muajin nëntor të vitit 2006 aksionet blihen nga shtetasi Barjam Dalipaj, babai i drejtorit të OSHEE-së, Blendian Dalipi. Në dhjetor të vitit 2008, aktiviteti familjar në këtë kompani forcohet edhe më shumë, pasi administrator emërohet djali i tij, Gramos Dalipaj. Si aktivitet I.D.K KONSTRUKSION ka patur sinjalistikën rrugore, që deri në vitin 2013, ka patur një aktivitet modest. Ndërsa sot me burim kryesor fondet publike, rezulton një nga kompanitë e preferuara në përfitimin e tenderave dhe taksave të shqiptarëve.

Në vitin 2013 kompania ka një xhiro të deklaruar 1.3 milion euro, ndërsa për vitin 2023 ka një xhiro të deklaruar 13 milion euro. Pra 10 herë më të lartë. Sipas të dhënave të marra pranë OPEN DATA ALBANIA, emisioni investigative “Plug” zbulon se në vitin 2012-2013, kjo kompani ka përfituar si pagesa nga Bashki të ndryshme fonde deri në 14 milionë lekë. Projekte të cilat janë marrë kryesisht nga Bashkitë, Pogradec, Selenicë apo Komuna Kashar. Edhe për vitin 2014, të pagesat nga thesari vijon me të njëjtat ritme, ku në total përllogaritet në shifrat 11. 2 milionë lekë, që përgjithësisht korespodojnë me punime të vogla nga njësitë e pushtetit lokal.

Miliona euro nga ministria e Ballukut

Me marrjen e pushtetit nga PS, edhe I.D.K KONSTRUKSION e familjes Dailpaj do të rilindte. Nga viti 2015 deri në vitin 2018 kompania do të niste ngritjen e saj me marrje të fondeve publike thuajse nga të gjitha institucionet e vendit, përfshi dhe Tirana Parking në Bashkinë Tiranë, ku vlera e këtyre pagesave shkon në afro 506 milionë lekë ose 5 milion euro. Ndërsa deri më tani, kompania I.D.K KONSTRUKSION ishte një përfituese e preferuar e fondeve publike, me katapultimin politik të Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, edhe për biznesin e krahut të djathtë të saj do të niste një tjetër epokë. Pikërisht institucionet në varësi të Ballukut do të ishin më dorëlëshuarat ndaj kompanive në emër të familjarëve të Blendian Dalipi, e sipas të dhënave të thesarit marrë nga OPENDATA, për periudhën 2019-2024, kompania I.D.K KONSTRUKSION do të përfitonte mbi 2 miliardë e 652 milionë lekë, apo 26 milionë euro.

Vetëm nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për periudhën 2019-2024 , kompanisë së Bajram Dalipajt i janë dhënë 1 miliardë lekë tendera ose 10 milionë euro, me të paktën 20 procedura tenderuese. Nga këto të dhëna duket qartë se përfitimi i fondeve publike në vlera të konsiderueshme fillon pas vitit 2015 duke u 5-fishuar më pas për periudhën 2019-2024, periudhë kjo që korespodenon edhe me katapultimin e ministres Belinda Balluku. Pas vitit 2019 kompania ka filluar të përfitojë prokurime publike jo vetëm në fushën e sinjalistikës por edhe në ndërtimin e Ujësjellësve dhe Rrugëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related