Ja çfarë fshihet pas shkarkimit të Holta Zaçes si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, si u godit në prapaskenë nga…

Data

Vendimi për shkarkimin e Holta Zaçes si kryetare e Gjykatës Kushtetuese duket se ka shënuar një moment të rëndë për drejtësinë dhe politikën shqiptare. Në vend që të shërbente si simbol i pavarësisë dhe barazisë institucionale, Gjykata Kushtetuese është kthyer në një fushëbetejë interesash të ngushta dhe prapaskenash politike që kërcënojnë themelet e demokracisë në Shqipëri.

Konflikti mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë për mandatin e Zaçes është vetëm maja e ajsbergut. Zaçja këmbënguli se duhej të qëndronte në detyrë deri në fund të vitit 2025, ndërsa Gjykata e Lartë shpalli vakancën, duke theksuar se mandati i saj përfundonte më 10 mars 2025.

Megjithatë, votimi kundër saj nga kolegët në Kushtetuese ka hapur rrugën për spekulime dhe akuza se ky vendim është produkt i intrigave të organizuara nga figura të fuqishme brenda mazhorancës qeverisëse. Në qendër të këtij skandali qëndron zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila, sipas burimeve të besueshme, ka ushtruar ndikim të jashtëzakonshëm për të emëruar motrën e saj, Pamela Qirko, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Qirko, e cila deri më tani ka shërbyer si kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përfaqëson një tjetër dëshmi të qartë të nepotizmit që ka pllakosur drejtësinë shqiptare.

Balluku jo vetëm që ka bërë presion të hapur ndaj Kuvendit, sikundër u duk pak ditë më parë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ku sulmoi kryetaren e Parlamentit, Elisa Spiropali, por thuhet se ka pasur përplasje edhe me kryeministrin Edi Rama, duke argumentuar se lojaliteti i Qirkos ndaj Partisë Socialiste duhet të shpërblehet me një post në Gjykatën Kushtetuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related