Tjetër lajm i mirë për pensionistët, njihen për pension vitet e punës para ’94 dhe nëse qytetarët nuk kanë dokumente…

Data

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), u miratua në Këshillin e Ministrave projektligji për njohjen e periudhave të punës në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet dhe kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sigurimet shoqërore, para vitit 1994.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se, ky projektligj garanton mbështetje dhe drejtësi për të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në: Institucione dhe ndërmarrje shtetërore deri më 01.10.1993; Ish-ndërmarrje bujqësore deri më 17.10.1992; Ish-kooperativa bujqësore deri më 19.07.1991 “Projektligji i kalon Parlamentit, duke pritur që pas miratimit, nga viti 2025, të përfitojnë të gjithë ata që lidhin pensione të reja, që janë afërsisht 40,000 individë çdo vit, për njohjen automatikisht të periudhave të punës që nga mosha 18 vjeç, pa dokumente shtesë, për kohën para vitit 1994”, theksoi Gonxhja.

Sipas tij, miratimi i këtij projektligji eliminon proceset e zgjatura gjyqësore, që numëroheshin me mijëra çdo vit, kostot e rënda procedurale dhe vitet e humbura, duke siguruar plotësim moshe pensioni për më shumë aplikues dhe krijuar një sistem më të thjeshtë e më të drejtë sigurimesh shoqërore për të gjithë përfituesit.

Reagon kreu i ISSH

Nga ana tjetër, për ketë çështje ka reaguar edhe drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado, u shpreh në një intervistë për mediat, se projektligji i miratuar nga qeveria për njohjen e punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore, dhe ish-kooperativa bujqësore për efekt pensioni, njeh automatikisht vitet e punës gjatë periudhës së komunizmit. Ai theksoi se procedura për të përfituar është shumë e lehtë. “Ky ligj këtë ka si qëllim, për njohjen automatike të periudhave të vjetërsisë në punë, nga mosha 18 vjeç, deri në momentin kur janë shuar kooperativat, ndërmarrjet bujqësore dhe ndërmarrjet shtetërore.

Që nga mosha 18 vjeç, ai që ka punuar në kooperativë, deri në korrik të 1991, kjo periudhë, automatikisht do t’i konsiderohet vjetërsi pune në kooperativë. Ai që ka punuar në ndërmarrje bujqësore, do jetë që nga mosha 18 vjeç, deri në 1992. Ata që kanë jetuar në qytet dhe kanë punuar në ndërmarrje shtetërore, nga mosha 18 vjeç deri në tetor 1993, do njihet automatikisht periudhë sigurimi. Qytetari nuk do të bëjë asgjë. Do dalë një vendim i qeverisë, shumë shpejt, është gati. Të gjitha këto periudha, po bëhen gati listat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related