Ja afera e Samir Manes me Ramën në Portin e Vlorës, falja e 57 mijë metra katror truall janë bërë në kundërshtim me…

Data

Gjithmonë kur flitet për oligarkun e Samir Mane, shtypi ose i thur lavde ose udhëzon njerëz që të sulmojnë të gjithë ata që vënë në dyshim burimet e pasurisë së tij, të shuajnë skandalet ku i del emri, apo dhe të fshehë çdo informacion ku drejtësia futet për ta hetuar për çështje të ndryshme. Në momentin kur “Nisma Thurje” denoncoi në shtator të vitit të kaluar në SPAK skandalin e Portit të Vlorës, askush nuk ia përmendi emrin Samir Manes. Pas denoncimit, gazeta kontaktoi me personazhin kryesor dhe të guximshëm që denoncoi këtë aferë, Endri Shabanin, ku ai u shpreh se nëse kjo çështje hetohet siç duhet, do të përsëritet afera e “Sterlizimit” që u hap në SPAK pikërisht nga “Nisma Thurje”. Te Porti i Vlorës do të fundosen politikanë, si edhe biznesmenë, ku një nga ata është Samir Mane. Sipas Shabanit, këtë herë llogari përpara prokurorisë duhet të japin jo vetëm ministrat, por edhe Edi Rama, që është kryetar i komitetit të investimeve strategjike.

“Në dosjen që ne kemi dorëzuar në SPAK janë të përfshirë dy palë: përfaqësuesit e shtetit dhe përfaqësuesit e privatëve. Për mendimin tonë ky rast mund të përfaqësojë xhevahirin më të shndritshëm të simbiozës korruptive qeveri-oligarki. Nëse ju kujtohet në rastin e kallëzimit tonë të parë, atë të koncesionit të sterilizimit, ku pas hekurave përfunduan jo vetëm zyrtarët e lartë, por edhe biznesmenët e përfshirë. Prandaj besoj që edhe këtë herë llogari përpara prokurorisë duhet të japin jo vetëm ministrat, por edhe Edi Rama, që është kryetar i komitetit të investimeve strategjike, sikurse edhe biznesmenët që kanë përfituar nga pasuria publike, dhe Samir Mane nuk ka asnjë arsye përse të përjashtohet nga kjo listë, pasi është një nga përfituesit kryesorë, por jo i vetmi”, ka thënë Endri Shabani.

Detaje nga kallëzimi

Nisma Thurje kërkoi nisjen e hetimit për zyrtarët e lartë publik të përfshirë në procedurat e miratimit të koncesionit të portit Marina Vlorës, si dhe të procedurave për dhënien e statusit investitor strategjik për Marina di Valona, duke përfituar transferimin e 57 mijë metrave katrorë truall publik në zonën pranë portit të Vlorës. Aty ngrihen dyshime se procedurat e dhënies së koncesionit për portin Marina Vlorë nga ana e Belinda Ballukut, si dhe dhënia e 57 mijë metra katrorë truall në pronësi publike janë bërë në kundërshtim me ligjin, duke shkelur barazinë në tendera dhe ka dëmtuar interesat e shtetit. Në këtë skandal është përfshirë edhe Ministria e Financave, ku përmes veprimeve dhe mosveprimeve të saj ka lejuar ndryshimin e aksionerëve që kanë fituar tenderin, duke ngritur dyshimet mbi një skemë me përfitues të fshehtë, ku disa kompani hyjnë në garë fiktivisht vetëm për përmbushjen e kritereve të kërkuara ekonomike, teknike dhe të eksperiencës, por largohen me të përfunduar procedurat konkurruese, duke ia lënë administrimin përfituesit real.

“Shpallja fitues i tenderit për koncesionin e portit trajtohet si kusht për përfitimin e kontratës së qirasë simbolike 1 euro për truallin publik pranë portit të Vlorës. Por nisur nga koha e shpalljes së kësaj kontrate dhe dokumentet e tenderit, ngrihet dyshimi se ky informacion nuk ka qenë i ditur për të gjithë operatorët e interesuar, të cilët në kushtet e një informacioni më të plotë do të mund të kishin paraqitur ofertat e tyre në këtë tender. Duke vepruar në kundërshtim me parashikimet ligjore, këtu mund të jetë shkelur barazia e pjesëmarrjes në tendera publike, si dhe t’i jetë shkaktuar dëm interesave të ligjshëm të shtetit.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related