paku 11 palestinezë janë vrarë prej forcave izraelite në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor, kanë bërë të ditur zyrtarët palestinezë të shëndetësisë, raporton BBC. Pesë persona raportohet se janë vrarë prej një sulmi ajror në kampin e refugjatëve në Al-Far’a dhe gjashtë të tjerë prej një sulmi me dron dhe prej përleshjeve të armatosura në Jenin. Forcat izraelite të sigurisë kanë thënë se po kryenin një “operacion të madh anti-terrorist për të neutralizuar terrorin” në Jenin dhe Tulkarm.
Raportohet se bastisjet në Nablus janë fokusuar në dy kampe refugjatësh. Në kampin Far’a afër Tubasit, mjekët kanë thënë se autoambulancat po kanë telashe për të arritur për të plagosurit për shkak të një sulmi ajror izraelit. Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka thënë se Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë “operuar me forcë të plotë mbrëmë në kampet e refugjatëve në Jenin dhe Tulkarm për të shpartalluar infrastrukturën e atjeshme të terrorit iraniano-islamik”. Ai ka akuzuar Iranin, që mbështet grupet e armatosura “Hamas” dhe “Xhihadin Islamik Palestinez”, se po mundohet të hapë atë që e ka quajtur “front të dytë” kundër Izraelit në Bregun Perëndimor. Izraeli nuk ka dhënë më shumë hollësi për aksionet.
Qeveria gjermane e ka bërë të qartë vazhdimisht se pushtimi i vazhdueshëm i Bregut Perëndimor është një pengesë e madhe për një zgjidhje me dy shtete. Ndërkohë, Wagner shprehu gjithashtu shqetësim për përshkallëzimin e fundit në Bregun Perëndimor pasi Izraeli nisi një ofensivë të re të madhe ushtarake në territoret e pushtuara. “Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën në Bregun Perëndimor”, gjithashtu në sfondin e dhunës në rritje, numrit të lartë të vdekjeve të civilëve dhe shkallës së shkeljeve të të drejtave, tha ai.
