Izraeli “harron” Hamasin, përgatitet të sulmojë Hezbollahun, ja pse konflikti mund të zgjerohet në Libi

Data

Ndërsa luftimet vazhdojnë në Rripin e Gazës dhe tensionet në kufirin me Libanin rriten në nivele alarmante, qeveria izraelite ka vendosur të rrisë numrin e ushtarëve që ka në dispozicion. Autoritetet e Tel Avivit kanë rritur numrin e rezervistëve që forcat e armatosura mund të thërrasin në rast nevoje nga 300 mijë në 350 mijë.Në javët e para të luftës, numri maksimal ishte rritur në 360 mijë e 287 mijë burra ishin mobilizuar, si pjesë e thirrjes më të madhe në historinë e shtetit hebre. Sipas asaj që u raportua nga ushtria, vendimi nuk ka të bëjë me intensifikimin e përleshjeve me Hezbollahun, por lidhet me operacionin në vazhdim në Rafah, i cili duket se kërkon më shumë trupa sesa pritej fillimisht. Megjithatë, nëse situata në kufirin libanez degjeneron, Izraeli mund të ketë nevojë për forca të reja për t’u vendosur në të dy frontet. Disa njësi IDF janë vendosur tashmë përgjatë Linjës Blu, por një sulm në shkallë të gjerë në jug të vendit të Cedarit do të kërkonte një dislokim më të madh të trupave. Në këtë drejtim, kryeministri Benjamin Netanyahu, gjatë një vizite në qytetin e Kiryat Shmona, deklaroi të mërkurën më 5 qershor se shteti hebre është “i gatshëm për veprime jashtëzakonisht të fuqishme në veri”. Fjalët e tij u bënë jehonë deklaratave të ministrit të Sigurisë Kombëtare Itmar Ben-Gvir, sipas të cilit “të gjitha fortesat e Hezbollahut duhet të digjen, ato duhet të shkatërrohen”. Anëtari i kabinetit të luftës në Izraeel Benny Gantz foli gjithashtu për këtë çështje: “Armiqësitë në kufirin verior me Libanin do të zgjidhen deri në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor, 1 shtator. Do të përfundojë me një marrëveshje diplomatike ose një përshkallëzim ushtarak”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related