Israel Katz paralajmëron Iran: Sulme edhe më të ashpra nëse refuzohet propozimi i SHBA

Data

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iran, duke deklaruar se vendi i tij është gati të ndërmarrë sulme edhe më të ashpra nëse Teherani refuzon një propozim të SHBA.

Sipas Katz, Irani ndodhet në një “pikë kthese historike”, ku duhet të zgjedhë mes heqjes dorë nga programi bërthamor dhe aktivitetet që ai i cilësoi si terroriste, ose përballjes me pasoja të rënda ushtarake.

Ai theksoi se nëse Irani zgjedh të mos pranojë kushtet e propozuara, Izraeli do të synojë objektiva të reja dhe më të ndjeshme se ato të goditura deri më tani.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku përplasjet indirekte mes Izraelit dhe Iranit janë shtuar dhe përpjekjet ndërkombëtare për të frenuar përshkallëzimin vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related