sh-trajneri i Real Madrid-it, Fabio Capello, ka mbështetur mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri për të fituar Topin e Artë këtë vit.
“Unë do ta shpërbleja Rodri për paraqitjet e tij në Premier League, Champions League dhe Euro 2024. Ai ishte më i miri këtë sezon”.
Vetë Rodri ka thënë për Daily Mirror në fillim të këtij viti:
“E di që ka mesfushorë legjendarë që nuk e kanë fituar kurrë, por do të doja që një mesfushor mbrojtës si unë ta fitonte atë.
“Kjo do të thotë shumë, si për fituesin, ashtu edhe për lojtarët e rinj që duan të luajnë në atë pozicion, kështu që ata e dinë se kanë të drejtë të vlerësohen, edhe nëse nuk shënojnë gola”.
