Deputeti demokrat Bylykbashi reagon: Opozita po ushtron të drejtën kushtetuese, bllokimi i rrugëve nuk është kr*m

Data

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale.

E ndërsa Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë bllokuar rrugët që t’i lirojnë ato, duke i kujtuar se kjo është vepër penale, deputeti demokrat tha se opozita dhe mbështetësit e saj po ushtrojnë një të drejtë kushtetuese

“Ne kemi njoftuar Policinë e Shtetit për protestën. Është detyrë ligjore e drejtuesve të Policisë që të njoftojnë zinxhirin e tyre për këtë protestë. Nuk ka asnjë vepër penale, pasi ne po protestojmë bazuar në të drejtën tonë kushtetuese. Bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale”, tha Bylykbashi.

Ai paralajmëroi drejtuesit e Policisë së Shtetit që të respektojnë ligjin dhe të drejtat kushtetuese të opozitës dhe qytetarëve të saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related