Ish-ekzekutivi i Google, Matt Brittin, emërohet drejtori i ri i BBC-së pas dorëheqjes së Tim Davey dhe padisë nga Donald Trump

Data

Ish-ekzekutivi i Google, Matt Brittin, është emëruar drejtori i ri i përgjithshëm i BBC-së, duke zëvendësuar Tim Davey, i cili dha dorëheqjen pas një polemike të fortë mediatike.

Dorëheqja e Davey erdhi në fillim të nëntorit, pas një redaktimi kontrovers të një fjalimi të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i transmetuar nga BBC. Pas këtij rasti, Trump ngriti një padi ndaj transmetuesit britanik, duke kërkuar 10 miliardë dollarë dëmshpërblim për shpifje.

Sipas akuzave, BBC kishte manipuluar pjesë nga një fjalim i mbajtur më 6 janar 2021, përpara sulmit të mbështetësve të Trump ndaj Kapitolit, duke krijuar një përfaqësim të shtrembëruar të deklaratave të tij.

Matt Brittin, 57 vjeç, në reagimin e tij të parë, e cilësoi këtë si një moment sfidues, por edhe një mundësi për transformim për BBC-në.

“BBC-së i duhet ritëm dhe energji për të qenë pranë audiencës dhe zhvillimeve kryesore,” u shpreh ai.

Megjithatë, për shkak të mungesës së përvojës së drejtpërdrejtë në gazetari dhe transmetim, BBC ka bërë të ditur se do të emërojë edhe një zëvendësdrejtor të përgjithshëm për të mbështetur drejtimin e ri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related