Ish- deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është vizituar ditën e sotme në burgun e Fierit , nga kreu i Unionit të të Përndjekurve politikë Besim Ndregjoni, i shoqëruar nga dy ish të burgosurit politikë Demir Pojani dhe Nuri Stepa.
Pas takimit që zgjati më shumë se një orë Ndregjoni pohoi për mediat se ne nuk i përkasim politikës , por një shtrese që mbron të drejtat dhe liritë e njeriut ndaj jemi në mbrojtje të një të dënuari pa asnjë bazë ligjore.
Ne e mbështetëm moralisht Salianjin ka pohuar Ndregjoni, pasi është një politikan i ri dhe është absurde të dënohet pa asnjë dokument ligjor, dhe kjo është pasojë e faktit se Shqipëria prej tre dekadash nuk po dënon krimet e komunizmit.
