Irani paralajmëron Evropën: Çdo vend që përfshihet në luftë do të jetë objektiv për hakmarrje

Data

Irani ka paralajmëruar sërish vendet evropiane që të mos përfshihen në konfliktin kundër Teheranit, duke theksuar se çdo shtet që merr pjesë në sulme do të konsiderohet objektiv për hakmarrje.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Majid Takht-Ravanchi, në një intervistë televizive deklaroi se Irani ka informuar tashmë vendet evropiane dhe aktorët ndërkombëtarë për pasojat e mundshme të përfshirjes në konflikt.

“Ne i kemi informuar evropianët dhe të gjithë të tjerët se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos përfshihen në këtë luftë agresioni kundër Iranit”, u shpreh Takht-Ravanchi.

Sipas tij, çdo vend që mbështet ose merr pjesë në operacionet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit do të përballet me pasoja.

“Nëse ndonjë vend merr pjesë në agresionin e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, ai do të jetë gjithashtu një objektiv legjitim për hakmarrje nga Irani”, theksoi ai.

Paralajmërimi vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të nisura javën e kaluar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj objektivave në Iran.

Sipas raportimeve, këto sulme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në industrinë ushtarake dhe në institucione strategjike të vendit, si dhe viktima mes zyrtarëve të lartë dhe drejtuesve të strukturave shtetërore dhe ushtarake.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related