Aktivisti Erion Demiri: Forca e protestës janë të rinjtë që mbushin sheshet

Data

Eksperti i teknologjisë së informacionit dhe aktivisti Erion Demiri ka komentuar protestat që prej më shumë se dy javësh po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, duke vlerësuar veçanërisht pjesëmarrjen e të rinjve.

I ftuar në një emision televiziv, Demiri u shpreh se deklaratat dhe akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj protestës duhen parë si pjesë e debatit politik dhe jo si sulme personale ndaj individëve që marrin pjesë në tubime.

Sipas tij, elementi më domethënës i protestave është prania masive e të rinjve, të cilët, sipas aktivistit, kanë surprizuar edhe vetë shoqërinë shqiptare me angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre.

“Për mua gjëja më e madhe dhe më e bukur është ajo rini që unë dhe shumë të tjerë nuk e dinim që e kishim”, u shpreh Demiri.

Ai pranoi se mund të ketë debate mbi sloganet, parullat apo mënyrën e organizimit të protestës, por theksoi se fakti më i dukshëm mbetet pjesëmarrja e të rinjve në shesh.

Demiri shtoi se atmosfera në protestë karakterizohet nga një ndjenjë solidariteti dhe identiteti të përbashkët, duke përmendur momentet kur pjesëmarrësit këndojnë së bashku këngë me të cilat janë rritur dhe emocionohen gjatë interpretimit të Himnit Kombëtar.

Sipas tij, ky mobilizim i brezit të ri përbën një tregues të rëndësishëm të interesit të të rinjve për çështjet publike dhe për debatet që lidhen me të ardhmen e vendit.

Protestat kundër qeverisë kanë hyrë në javën e tretë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tyre edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related