Irani mohon pretendimet e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim apo negociata me SHBA-në

Data

Irani ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump se Teherani po kërkon një marrëveshje për armëpushim me Shtetet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se vendi i tij nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Uashingtonin.

Në një intervistë për programin “Face the Nation” të CBS News, Araghchi u shpreh se Irani nuk sheh arsye për të zhvilluar bisedime me SHBA-në, duke theksuar se dialogu mes palëve ishte duke vazhduar edhe në momentin kur, sipas tij, SHBA vendosi të ndërmarrë sulme.

“Ne kurrë nuk kemi kërkuar armëpushim dhe as negociata. Nuk shohim arsye pse duhet të bisedojmë me amerikanët, sepse ne po bisedonim me ta kur ata vendosën të na sulmojnë, dhe kjo ishte hera e dytë”, deklaroi ai.

Kryediplomati iranian shtoi se konflikti aktual është një luftë e zgjedhur nga presidenti amerikan Donald Trump dhe nga Shtetet e Bashkuara.

“Ky është një konflikt i zgjedhur nga Presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa ne do të vazhdojmë të mbrojmë veten”, theksoi Araghchi

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related