Vjedhje në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, persona të paidentifikuar marrin disa kompjuterë dhe largohen

Data

Një vjedhje është konstatuar në ambientet e shkollës “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në godinën e shkollës dhe kanë marrë disa kompjuterë.

Ngjarja është zbuluar vetëm pak më parë, ndërsa autoritetet pritet të verifikojnë kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Për rastin është njoftuar policia, e cila ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë në vjedhje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related