Interpelanca/ Zhupa-Manastirliut: E kuptove që ishe ministre Arsimi, kur t’u rrezikua karrigia

Data

Është zhvilluar këtë të enjte në Kuvend, interpelanca me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa mbi sigurinë në shkolla pas vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Ina Zhupa deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Manastirliu e kuptoi se ishte ministre Arsimi vetëm kur iu rrezikua karrigia, pasi sipas saj, derisa kur ndodhi tragjedia nuk e kishim parë në asnjë shkollë për të diskutuar mbi problematikat.

Zhupa deklaroi se nëse një nga dy të miturit do të merrte medalje, e para që do merrte merita, do të ishte Manastirliu, por kur ndodh tragjedia ajo nuk ka faj, por vetëm jep urdhra.

Teksa i renditi një sërë akuzash për vjedhje dhe paaftësi, Zhupa i kërkoi Manastirliut dorëheqjen, duke i thënë se duhet të ikë një sekondë e më parë nga Minisrtria e Arsimit.

Ina Zhupa: Ti karrigen tënde e ke shfrytëzutar vetëm që ti bësh dëme qytetarëve shqiptarë. Një ministre që ka rekorde për hajdutësi, vjedhje dhe fatkeqësisht dhe për vdekje, nuk vjen këtu për morale …shqiptarët dëmtohen më shumë nga vjedhja që i bën fondeve publike se sa fjala e një opozitari që mbron interesat e opinionit publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related