Ina Zhupa: Projektligji për portet turistike pa transparencë dhe në favor të klientëve

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektligjin për portet turistike, duke e cilësuar atë si një nismë që, sipas saj, krijon hapësira për favorizimin e interesave private në dëm të pasurisë publike.

Në një deklaratë për mediat, Zhupa tha se ndryshimet ligjore cenojnë parimin e konkurrencës së lirë dhe barazisë para ligjit, duke ngritur shqetësimin se operatorët ekonomikë nuk do të kenë kushte të barabarta në proceset përkatëse.

Ajo theksoi gjithashtu se çështje që lidhen me portet, për shkak të dimensionit ekonomik dhe të sigurisë kombëtare, kërkojnë transparencë të plotë dhe debat të gjerë publik.

Sipas saj, çdo ndryshim ligjor në këtë sektor duhet të garantojë interesin publik dhe të shmangë perceptimet për favorizime apo mungesë gare të hapur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related