Ilir Meta spastron partinë nga besnikët e Monika Kryemadhit, Endrit Braimllari largohet si kreu i këshilltarëve…

Data

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përjashtuar nga PL-ja, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së, Endri Braimllarin i njohur ndryshe edhe si krahu i djathtë i Monika Kryemadhit, gjatë kohës që ajo drejtonte partinë. Pas sherreve mes Metës dhe Braimllarit, në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, mbajtur më 1 tetor 2024, është marrë vendimi për përjashtimin e këtij të fundit nga kjo strukturë politike.

Mesa duket Meta po kërkon të largojë të gjithë “njerëzit” e Monikës nga Partia e Lirisë, mbase nga frika e një “komploti” të brendshëm. Për këtë arsye, Braimllari ka kërkuar largimin e tij nga posti si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Në një komunikim zyrtar drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës, Romina Kuko, Braimllari ka konfirmuar se nga ky moment do të veprojë si këshilltar i pavarur. “Të nderuar/ Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, e mbajtur më datë 1 Tetor 2024, është marrë vendimi mbi përjashtimin tim nga kjo strukturë politike. Në kushtet e përjashtimit nga Partia e Lirisë, kërkoj të zbatoni vendimin mbi largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Tiranë.

Njëkohësisht, pozicionimin tim si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak Tiranë. Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur, në mbrojtje të interesit qytetar për të krijuar shanse dhe mundësi për qytetarët e Tiranës. Ju uroj punë të mbarë, Anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Endri Braimllari”, thuhet në shkresën e Braimllarit.

Braimllari u largua edhe si nënkryetar i PL

Ndërkohë kujtojmë se Endrit Braimllari i konsideruar si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Monika Kryemadhit është dorëhequr para disa muajsh pas përplasjeve me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili kritikoi performancën e strukturave të partisë. Lajmin e dorëheqjes si nënkryetar i PL e ka bërë me dije vetë Braimllari përmes një reagimi në rrjete sociale. “Jap dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë së Lirisë. Falenderoj të gjithë anëtarët e partisë për mbështetjen që më kanë dhënë në këto 19 vite.

Në këto 19 vite, koha për ne nuk kishte kuptim, orët dhe ditët iknin shpejt, në organizim, në takime dhe në fushatë. Jemi takuar herët në mëngjes, darkave vonë duke ndenjur netë të tëra pa gjumë për të çuar përpara çështjet tona themelore. Këto 19 vite kanë qenë një eksperiencë fantastike, ku u rritëm brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne u udhëhoqëm nga ndjenja dhe mendimi i të qenit një familje, ku në pjesën më të madhe sakrifikuam dhe qëndruam në ballë të çdo beteje”, shkroi asokohe Braimllari.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related