Ilir Meta shfaqet i buzëqeshur në GJKKO, përshëndet me dy gishta dhe simbolin e shqiponjës

Data

Ka nisur këtë të hënë në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca e dytë në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Ashtu si në seancën e parë, kamerat janë lejuar të qëndrojnë vetëm për pak minuta në sallën e gjyqit.

Nga pamjet e publikuara, Meta është shfaqur i buzëqeshur dhe në gjendje të mirë, ndërsa gjatë hyrjes në sallë ka përshëndetur të pranishmit me dy gishtat lart dhe simbolin e shqiponjës.

Ish-presidenti po përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related