Komisionarja për Zgjerimin në Bashkimi Evropian, Marta Kos, ka sqaruar situatën lidhur me fondet europiane për Serbi, duke theksuar se nuk ekziston një vendim formal për ngrirjen e tyre, por se nuk janë kryer pagesa të reja pas miratimit të ligjeve të debatueshme për drejtësinë.
“Asnjëherë nuk kam thënë se fondet janë ngrirë. Kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi Kos para gazetarëve në Bruksel.
Sipas saj, Komisioni Evropian po verifikon vazhdimisht nëse vendet përfituese të Planit të Rritjes përmbushin kriteret e kërkuara.
“Që nga miratimi i ligjeve për drejtësinë para disa muajsh, nuk kemi kryer asnjë pagesë, por nuk është marrë asnjë vendim formal për mosdhënien e tyre”, shtoi ajo.
Komisionarja rikujtoi se ligjet e miratuara në janar konsiderohen nga BE si hap pas në pavarësinë e gjyqësorit dhe në procesin e integrimit europian të Serbisë.
Kos theksoi se nëse Serbia përmbush kriteret e kërkuara, pagesat mund të rifillojnë.
“Statusi i vendit kandidat sjell obligime nga të dyja palët dhe ne presim përparim, jo prapakthim”, deklaroi ajo.
Nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Serbi pritet të përfitojë rreth 1.588 miliard euro për periudhën 2024–2027, në formën e granteve dhe kredive për mbështetjen e reformave.
