Ilir Meta në kafazin e xhamtë të GJKKO/ “Shqipëria e shqiptarëve” në nisje të gjyqit

Data

Ka nisur këtë të hënë seanca e parë e gjyqit në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, në ambientet e GJKKO.

Sipas raportimeve, Meta është shfaqur në kafazin e xhamtë të sallës së gjyqit, ku ka përshëndetur të pranishmit me dy gishta lart dhe më pas ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke thënë: “Shqipëria e shqiptarëve”.

Në gjykatë kanë mbërritur gjithashtu deputetë të Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia e Lirisë, të cilët po ndjekin nga afër procesin gjyqësor.

Para nisjes së seancës, avokati mbrojtës i Metës dha një prononcim të shkurtër për mediat, duke u shprehur se kjo është vetëm fillimi i një përballjeje ligjore.

“Seanca e parë është si dashuria e parë, nuk harrohet. Tani fillon beteja!”, deklaroi ai.

Procesi gjyqësor ndaj Metës pritet të zhvillohet në disa seanca, ndërsa çështja mbetet në fokus të lartë publik dhe politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related