Dosja “Meta”/ Tedi Blushi thirrje GJKKO: Lejoni transmetimin live të seancave

Data

Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi, ka mbërritur në ambientet e GJKKO për të ndjekur seancën e parë në themel të dosjes ndaj Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Blushi i bëri thirrje gjykatës që të pranojë kërkesën e Metës për transmetimin live të seancave gjyqësore, duke theksuar rëndësinë e transparencës në një proces të tillë.

Sipas tij, kjo nuk është një seancë e zakonshme dhe për këtë arsye duhet t’u mundësohet të gjitha mediave akses i plotë për transmetim në kohë reale.

“Transparenca dhe llogaridhënia janë detyrim për çdo institucion publik dhe funksionar. Nuk ka asnjë arsye që kjo seancë të mos transmetohet live nga fillimi deri në fund”, u shpreh Blushi.

Ai shtoi gjithashtu se, sipas tij, nuk ekziston asnjë pengesë ligjore që do ta ndalonte një vendim të tillë nga ana e gjykatës, duke kërkuar që të respektohen standardet e transparencës në proceset me interes të lartë publik.

Seanca në themel për çështjen “Meta” pritet të ndiqet me vëmendje të lartë, për shkak të peshës politike dhe juridike që mbart.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related