Ilir Meta/ Avokatët akuzojnë SPAK për manipulim provash në çështjen CEZ-DIA

Data

Avokatët mbrojtës të ish-presidentit Ilir Meta kanë hedhur akuza të forta ndaj SPAK, duke pretenduar manipulim të provave në dosjen e njohur si CEZ-DIA.

Gjatë një deklarate për mediat, avokati Kujtim Çakrani u ndal te dëshmia e përfaqësuesit të kompanisë CEZ në Shqipëri, Jozef Hejsek, duke theksuar se në asnjë pjesë të saj nuk përmendet emri i Metës.

Sipas mbrojtjes, prokurorët kanë interpretuar në mënyrë të gabuar një referencë ndaj Ministrisë së Ekonomisë, Transportit dhe Energjisë (METE), duke e lidhur atë me emrin e Metës.

Avokatët pretendojnë se kjo përbën një shtrembërim të qëllimshëm të dëshmisë dhe një tentativë për të implikuar ish-presidentin në mënyrë të padrejtë.

“Kjo është një tjetërsim i provave, pasi METE është interpretuar si Meta”, u shpreh Çakrani, duke shtuar se përzgjedhja e kompanisë DIA nga CEZ, sipas dëshmive, ka qenë transparente dhe e lidhur me institucionet përkatëse të kohës.

Çështja CEZ-DIA është një nga dosjet më të bujshme të korrupsionit në Shqipëri, ku Meta akuzohet për përfitime të paligjshme, ndërsa mbrojtja vijon të kundërshtojë akuzat dhe të kërkojë rrëzimin e tyre në gjykatë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related