Ilir Demalia zbulon të fshehtat tronditëse që do të dalin nëse zbardhen dosjet e UDB dhe shërbimit sekret grek në Shqipëri, si u financua dhe mori udhëzimet Azem Hajdari nga Millosheviç, ja detajet nga takimi në Tiranë në ’91

Data

Analisti i njohur Ilir Demalia ka zbardhur disa të fshehta tronditëse në lidhje me dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, por edhe lidhjet e politikës me shërbimet e huaja sekrete në fillimet e vitit 1990. Sipas Demaliajt, mos hapja e këtyre dosjeve ka bërë që Shqipëria te jetë në gjendje të tillë, pasi nuk mund të kuptohen se kush fshihet pas partive të krijuara nga studentët në ato vite. Demalia hedh disa akuza të forta për Azem Hajdarin.  “Mos hapja e dosjeve jo vetëm te spiunëve sigurimit por edhe atyre me shërbimet e UDB-se dhe Shërbimit Sekret Grek që në fillimet e vitit 1990, ka bërë që Shqipëria te jetë në gjendje të tillë. Pa mos hapjen e këtyre dosjeve, megjithëse shumë vonë, nuk mund kuptojmë partitë e krijuara në 1990 dhe “trimat” e studentëve me në krye Azem Hajdarin “Bualli” dhe kryesine e PD-së, Republikanët, PSD dhe gjithë pluralizmin e emëruar. Njeriu i parë që erdhi nga shërbimi i fshehtë serb ( BIA ) ishte pikërisht i lidhur me familjen, që shumë shpejt do të bëhej familja presidenciale. Në janarin e vitit 1991, përmes shërbimit të brendshëm të LDK-së, dhe njeriut të saj, Ibush Kllokoçi, që vazhdonte të ishte shefi i UDB në Prishtinë, emisari i posaçëm i qeverisë së Millosheviqit u takua në Tiranë me Azem Hajdarin, solli financimet e para dhe udhëzimet për të vepruar më tej. Për takimin e tyre dhe qenien e tij në Tiranë, ai vazhdoi të vinte herë pas here dhe zotëronte një banesë komode deri në vitin 1997. Ishte informuar edhe presidenti i kohës, Ramiz Alia, që synoi të bënte izolimin e tij, por pa dobi”, shkruan Demalia.

Pse Rama-Berisha-Meta nuk duan të hapen dosjet?

Nga ana tjetër, me të dhënat që jep Demalia del hapur ajo që Gazeta ka evidentuar prej kohësh, se ka një pakt politik të heshtur mes PS, PD dhe ish-LSI-së për të shpëtuar Ilir Metën dhe politikanë të tjerë nga verifikimi nga ana e Autoritetit të Dosjeve, për lidhje të mundshme me ish Sigurimin e Shtetit. Edhe pse Kuvendi miratoi dy vite më parë disa ndryshime në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit” pas një bashkimi votash mes mazhorancës socialiste dhe një pjese të opozitës, ndryshime që u fokusuan tek togfjalëshi “hapja e dosjeve”, asnjë gjë nuk ka ndodhur që prej asaj kohe. Socialistët dilnin çdo ditë nëpër media duke thënë se kishin gati ligjet për të nxjerrë Metën e Berishën nga politika. “PS prezanton edhe dy nisma të tjera për ndalimin e personave me lidhje në të shkuarën me ish-sigurimin famëkeq. Janë dy nisma, e para ka të bëjë me ndryshimin e ligjit për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen në funksione pulitke, ose ligi i dekriminalizimit dhe tjetra për partitë politike. E para parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhje me sigurimin e shtetit. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdeklarimit dhe nëse rezulton i pavërtetë përveç humbjes për të qenë në poste publike personi ngarkohet me përgjegjësi penale. Nisma e dytë ajo për ndryshimin e në ligjin e partive ka të njëjtën qasje, pra nuk mund të jenë kryetar të Partive në sistemin demokratike ata që kanë qenë bashkëpunëtore të sigurimit. Këto dy nisma janë premisat e duhura ligjore që spiunët e regjimit të mos jenë më pjesë e asnjë posti publik”, shprehej PS për mediat. Por as Meta dhe as Berisha nuk pësuan gjë. Ligji për hapjen e dosjeve hyri në fuqi në dhjetorin e 2022 dhe prej 2 vitesh nuk ka asnjë lëvizje për të zbuluar dosjen e Metës. Si duket Rama e ndjen veten shumë mirë për sa kohë Meta e Berisha janë përballë tij. Këta të tre politikanë po mbajnë njëri-tjetrin në skenën gjysmë të rrëzuar të politikës, me shpresën se pa njërin, as tjetri nuk do e ketë më të gjatë. Si me skandalet e tjera që janë mbyllur pa zhurmë dhe ka vetëm debat publik sa për t’ju hedhur hi syve shqiptarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related