Jo në mbështetje të vjehrrës, por për të lajmëruar një takim pasditen e sotme me komunitetin e skraparllinjve që banojnë në Tiranë.
“Tepër e veçantë kënaqësia të takohem sot në ora 18:00 me përfaqësues të komunitetit tim të dashur të Skraparit që jetojnë në Tiranë! I ftoj të gjithë skraparllinjtë e mrekullueshëm, besnikë dhe patriotë, kudo që ndodhen, të na ndjekin live”, shkruan Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë ka qenë mjaft aktiv ditët e fundit teksa nuk kanë munguar videot e tij duke bërë ngjitje në Malin e Çikës, duke ngritur pesha në palestër apo duke bërë paralele në kodrat e Liqenit të Tiranës.
