I maskuar dhe me thikë në dorë, 30-vjeçari grabit dyqanin në kryeqytet, i merr punonjëses xhiron ditore

Data

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, i dyshuar si autor i grabitjes së një dyqani telefonie në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku autori, i maskuar, ka hyrë qetësisht në ambientet e dyqanit dhe ka kanosur punonjësen me thikë, duke i marrë xhiron ditore.

Sipas pamjeve të publikuara nga policia, 30-vjeçari i është afruar punonjëses pa shkaktuar zhurmë, ka nxjerrë mjetin prerës dhe ka realizuar grabitjen brenda pak çastesh, për t’u larguar më pas nga vendngjarja.

Nga hetimet paraprake rezulton se i arrestuari dyshohet se ka përdorur të njëjtën metodë edhe në dy raste të tjera gjatë muajit dhjetor 2025, ku ka grabitur xhirot ditore në dy subjekte të tjera tregtare.

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar shumën e parave të dyshuara si të vjedhura, thikën e përdorur për kanosje, si dhe celularin e autorit. Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse 30-vjeçari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera të ngjashme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related