Tronditet toka / Tërmet në Pogradec, lëkundjet ndjehen nga Ohri në Elbasan

Data

Një tërmet me magnitudë 3.7 është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Pogradecit, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në juglindje të vendit dhe më gjerë.

Tërmeti ka rënë rreth orës 11:30, me epiqendër pranë Pogradecit dhe me një thellësi rreth 5 kilometra, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen në disa qytete përreth.

Sipas raportimeve të qytetarëve, lëkundjet janë ndjerë në Korçë, Ohër, Strugë, si edhe deri në Elbasan.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related