Një shtetas shqiptar 42-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi u konstatua se kishte hyrë ilegalisht në Itali, duke shkelur një urdhër dëbimi pesëvjeçar. Arrestimi u krye në orët e para të mëngjesit të 15 janarit, kur policia e ndaloi atë teksa qarkullonte me një automjet luksoz tip “Mercedes Benz C-Class”.
Gjatë verifikimeve, u zbulua se 42-vjeçari ishte subjekt i një vendimi dëbimi me ndalim rihyrjeje në territorin italian për pesë vite, i lëshuar në gusht të vitit 2021 nga Prefektura e Venedikut, në bashkëpunim me autoritetet policore. Pavarësisht këtij vendimi, ai kishte arritur të rikthehej në mënyrë të paligjshme në vend.
Pas arrestimit, shqiptari u vendos në arrest shtëpiak dhe u shoqërua në banesën e tij në Supino. Ai pritet të paraqitet përpara Gjykatës së Frosinones, ku do të përballet me akuzat për shkelje të ligjit të imigracionit dhe mosrespektim të urdhrit të dëbimit.
