Të gjitha gjobat e vendosura ndaj qytetarëve dhe bizneseve në 10 vitet e fundit dhe që nuk janë ekzekutuar, do të falen. Vendimi i qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka marrë fuqi ligjore. Referuar vendimit, konkretisht bëhet fjalë për masat administrative të paekzekutuara deri në datën 15 janar 2025, të cilat janë vendosur nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024 nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit si dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit; Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Inspektorati Shtetëror Shëndetësor; Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.
Vendimi në fjalë fshin masat administrative të vendosura për ata qytetarë dhe biznese që kanë bërë ndërtime ose ndërhyrje pa leje apo njoftim paraprak, në ndërtime për qëllime banimi; objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale; objekte që shërbejnë për mbajtjen e mjeteve të punës e input-eve bujqësore dhe blegtorale. Për ata që kanë objekt të aktivitetit të tyre prodhimin, përpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale.
