Plagoset me thikë një person në Tiranë, transportohet në spital! Vihet në pranga autori

Data

Një person është plagosur me thikë pasditen e kësaj të shtune (12 tetor) në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘4 Dëshmorët’, ndërsa ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka transportuar në spital.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Policia dhe grupi hetimor gjithashtu janë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të asaj që ka ndodhur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç.

60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related