Humbi jetën teksa peshkonte me gjenerator, nis procedimi penal për dy persona në Bulqizë

Data

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 30-vjeçarit në Bulqizë. Policia ka bërë me dije se pas vdekjes së 30-vjeçari ka nisur procedimi i dy personave.

Dy të proceduarit janë 33-vjeçari me inicialet, E. J. dhe 45-vjeçari me inicialet A.K. Ata janë proceduar për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Mësohet se ara kanë qenë duke peshkuar dhe si pasojë e energjisë elektrike të prodhur nga gjeneratori, ka humbur jetën 30-vjeçari.

Njoftimi i Policisë:

Po nga ky Komisariat, janë kryer veprimet e para hetimore menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lumin e fshatit Sofraçan, ku gjatë peshkimit me gjenerator humbi jetën shtetasi K.K., ju bëjmë me dije se, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A.K., 45 vjeç, dhe E.J., 33 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Këta shtetas kanë qenë duke peshkuar dhe si pasojë e energjisë elektrike të prodhur nga gjeneratori, ka humbur jetën shtetasi K.K.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related